Transmetuar më 16-03-2019, 00:40

Modelja venezueliane, Alexandra Mendez ka zbuluar mesazhet me përmbajtje seksuale, që i ka dërguar Cristiano Ronaldo, gjatë kohës kur luante te Reali i Madridit.

Modelja me forma mahnitëse, ka zbuluar detaje nga komunikimi me CR7-ën, duke treguar se gjithçka kishte nisur në Instagram, ku portugezi i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Siç mund të shikoni fotot, live në televizion, bukuroshja nga Venezuela ka treguar si komunikonte në Whats app me 34 vjeçarin Ronaldo.

Më pas Mendez zbuloi edhe një bast të Ronaldos me të, ku i kishte thënë se nëse do të shënonte në ndeshjen e radhës, kërkonte në këmbim “t’i kafshonte të pasmet”.

Modelja e njohur tregoi edhe selfiet që Ronaldo i çonte në mënyrë të vazhdueshme asaj, ndërsa theksoi se edhe pas takimit ballë për ballë, asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.

Këtu mund të shihni fotot: