Transmetuar më 15-03-2019, 18:34

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë dhe grua, edhe pse nuk kanë bërë një martesë në kishë. Dasma e tyre ndodhi shumë shpejt, mirëpo edhe muaji i mjaltit ka mbaruar po aq shpejt.

Sipas Us Weekly, çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre, si pasojë e problemeve të Justin. Një burim pranë çiftit ka treguar për Us Weekly se dyshja po kalojnë një periudhë të vështirë, por Justin pavarësisht problemeve që ka dëshiron ta ketë pranë Hailey-n.

“Ai vazhdon ta dojë dhe ka nevojë për mbështetjen e gruas së tij”,-mësohet të ketë thënë burimi.

Nëse dyshja ia dalin të kalojnë këtë krizë, kjo tregon se marrëdhënia e tyre është fortë. Hailey thuhet se nuk do ta braktisë Justin në këto momente të vështira që po kalon me depresionin. Ajo është mjaft mbështetese, por ky proces mund të zgjasë shumë.

Mw herwt këngëtari Justin Bieber ka filluar të marrë trajtime për depresionin. Burime për revistën “People” treguan se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen me martesën e tij. Duke shpjeguar se ylli i popit ndihet i lodhur dhe i mërzitur gjithë kohës, burimi tha:

“Ai ka qenë duke vuajtur me depresionin. Nuk ka të bëjë aspak me Hailey, ai është shumë i lumtur që është martuar me të. Është diçka tjetër që e shqetëson. Justin ka njerëz të mirë rreth vetes dhe po merr trajtime. Ai duket se ka vetëbesim dhe shumë shpejt do ndihet mirë.”/b.l/noa.al/