Transmetuar më 08-03-2019, 14:00

Tiranë, NOA.al- Vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh dominojnë në të gjithë territorin.

Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore duke gjeneruar reshje shiu.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por dhe në orët e mesditës duke bërë që të luhaten nga 2 deri në 22°C.

Era do fryjë kryesisht e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al