Transmetuar më 26-02-2019, 14:15

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dhe vranësira e herë pas hershme do të dominojnë motin në të gjithë vendin gjatë paradites.

Por pasditja do të risjellë vranësira më të shpeshta në zonat malore Veriore dhe Verilindore.

Kushtet e motit të kthjellët do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë. /a.y/noa.al