Transmetuar më 17-02-2019, 15:08
Kryeministri Rama mendon se protesta e djeshme ishte një goditje ndaj Shqipërisë në sytë e botës.
Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë ka shkruar se opozita nuk arriti të godasë mazhorancën, por e bëri me Shqipërinë.
“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!
Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE”, shkruan Rama.
Ndërkohë dje kreu i qeverisë organizoi një takim në Vlorë, në të cilin shpesh herë thumboi opozitën. /k.k/noa.al/