Transmetuar më 14-02-2019, 13:07

Lajmi për një përdhunim në grup ndaj një vajze të mitur 11 vjeçe, tronditi banorët e Traunstein, një qytezë e vogël në Gjermani.

Të dyshuarit si autorë të sulmit, një grup refugjatësh afganë u përballën me sulme dhe fyerje në rrjetet sociale. Por historia ishte e rremë!

Një polic i zonës Andreas Guske, vendosi kështu që të marrë situatën në dorë dhe të përgënjeshtrojë gjithçka, duke takuar njerëzit shtëpi më shtëpi dhe duke iu thënë se kishin përhapur një lajm të rremë.

Gjithçka kishte nisur pasi një i ri afgan kishte ngacmuar një vajzë 17-vjeçare dhe duke u përhapur, lajmi ishte transformuar, shkruan noa.al.

Kështu policia vendosi që të reagojë duke dalë me deklaratë, por kjo gjë nuk vlejti. Në këto kushteefektivi Guske, doli vetë në terren dhe trokiti në çdo derë, duke iu treguar se historia ishte e rremë dhe në këtë mënyrë u hoq çdo publikim nga rrjetet sociale. /a.y/noa.al