Transmetuar më 12-02-2019, 08:44

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë në familje, të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë.

44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës në Gardën e Republikës, në banesën e tij, dyshohet se rreth orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të marte, me armën e shërbimit ka vrarë gruan e tij.

Viktima është Ervilma Seferaj, 36 vjeçe, me të cilën gardisti ishte i martuar prej vitesh dhe kishte një vajzë.

Krimi ndodhi pas një sherri mes bashkëshortëve, teksa vajza e vogël ishte në gjumë.

Ishin fqinjët ata që mbërritën të parët në banesë, ku gjetën vajzën të terrorizuar duke qarë.

Mësohet se Arapaj ishte besimtar mysliman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare.

Prej afro 20 vitesh ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Kapiten”.

44-vjeçari u arrestua pak pas krimit nga efektivët e komisariatit Nr.4 të policisë, në bashkëpunim me Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. /a.y/noa.al

Krim në familje në Tiranë, punonjësi i Gardës vret gruan