Transmetuar më 02-02-2019, 17:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikalon nga posti i ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim e dhënë.

Haradinaj shkruan se bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdojë palëkundur.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, shkroi Haradinaj./a.k/noa.al/