Transmetuar më 19-01-2019, 13:53

Një çmenduri e vërtetë, në det të hapur në 30 metra lartësi. Një djalë 27 vjeç, u hodh nga kati i njëmbëdhjetë i anijes kroçierë ‘Symphony of the Seas della Royal Caribbean’.

Video të cilën noa.al e sjell më poshtë, ku i riu shihet duke u hedhur në ujërat e ishujve Bahamas, u publikua në rrjetet sociale.

Protagonist i saj është Nick Nayden, i cili në këtë aventurë të çmendur u filmua nga miqtë e tij.

Në pamje shihet se si shokët e tij qeshin dhe tallen, teksa ai hidhet në zbrazëti. Fatmirësisht i riu arriti të shpëtojë, por e pati të pamundur që të lëvizë për tre ditë rresht, si pasojë e përplasjes me ujin.

Kështu që pushimet e tij përfunduan në atë moment. Punonjësit e kroçierës arritën që ta rikuperojnë, ndërkohë që vendosën që ta dëbojnë, duke e zbritur në destinacionin e parë të ndalesës së tyre. /a.y/noa.al