Një pikë e Lotarisë Kombëtare, ka rënë pre e grabitjes gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në Elbasan.
Persona te paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një pikë dytësore të Lotarisë Kombëtare, ku tregtoheshin biletat e lojës së fatit, ku dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Mësohet se gjatë grabitjes janë vjedhur të gjitha llojet e biletave që gjendeshin në dyqan, ku vlera e tyre mund të kapë shuma të mëdha.
Bëhet fjalë për bileta gërvishtëse nga Lotaria Kombëtare, të cilat i përkasin asaj kategorie të lojërave të fatit në të cilën mund të fitosh menjëherë.
Mjafton të gërvishtet sipërfaqja e fushës përkatëse mbi biletë dhe mund të shihet menjëherë nëse është fituar ose jo dhe sa lekë janë fituar
Biletat gërvishtëse, aktualisht në treg nga Lotaria Kombëtare, janë: “TORNADO”- LUAJ me “TORNADO” dhe EJA bëhu pjesë e spektaklit “FAMILJA” në TV Klan, brenda te Makineria e Parave!
“FITO 250 000 Lekë”- Luaj, argëtohu dhe fitohen menjëherë deri në 250 000 Lekë.
“MEGA CASH 777”- fitohen menjëherë deri në 1 000 000 Lekë.
“Milioner për 1 Vit”- e vetmja biletë që ju jep mundësinë të fitohet një të ardhur mujore: 100 000 Lekë (të reja) çdo muaj për 12 muaj rresht, ose një vit të tërë.
“RUBINËT”- Fitohen në çast plot 500 000 lekë të reja dhe shumë çmime të tjera.
“CASH 777”- Fitohen menjëherë deri në 500 000 lekë.
“Simbolet e Fatit”- me të cilat mund të fitohen menjëherë deri në 600000 Lekë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mirëpo identifikimi i autorëve duket i vështirë, për shkak se është e pamundur të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, pasi autorët e dyshuar kanë bërë prerjen e lidhjeve të korrentit./a.y/noa.al