Transmetuar më 16-01-2019, 10:59

Ka një plan të ISIS, për të vrarë bashkëshorten e princit Harry të Anglisë, Kate Middleton.

Është ky lajmi që bëri bujë në disa media britanike, duke shkruar për një plan terrorist të të ashtuquajturit shtet islamik, për të vrarë dukeshën e Cambridge.

Në aplikacionin ‘Telegram’ është përhapur një fotografi e Kate, ku shihet duke bërë pazar dhe shenja X mbi fytyrën e saj.

Mbi foto shkruhet, “E dimë çfarë ha, ta helmojmë!”

Synimet e fanatikëve islamikë të ISIS, për të helmuar ushqimin e Kate, janë marrë shumë seriozisht nga shërbimet e inteligjencës britanike, të cilat kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al