Transmetuar më 15-01-2019, 13:06

E veshur me fund me lule dhe me bluzë pambuku dhe gjithë nerva, duket një vogëlushe fare e vogël.

Një prej këngëtareve më të suksesshme të momentit në vendin tonë, është bërë nostalgjike dhe ka publikuar fotografi nga fëmijëria.

“Sapo ma dërgoi vëllai dhe me rizgjoi kaq shumë kujtime. Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim në Shkodër, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi! Kjo me siguri ka qenë hera e parë dhe e fundit që kam lejuar mamin të më vesh me minifund! Prandaj nuk jam e lumtur”, shkruan ajo.

Nëse nuk keni arritur ta njihni “vogëlushja nevrike”, është këngëtarja Elhaida Dani.

Duhet thënë se me kalimin e viteve ndryshimi i saj në pamje është mjaft i madh. /a.y/noa.al