Transmetuar më 14-01-2019, 13:25

Një shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në një burg në Greqi, ka mbetur i vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Koridalos, në Athinë.

Mësohet se vrasja e shqiptarit, i cili është identifikuar si Albert Bako, ndodhi pas një sherri mes dy grupeve.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i burgosuri shqiptar gjeti vdekjen.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa autoritetet e shtetit fqinj po hetojnë për të zbuluar më shumë.

Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2014, i akuzuar se hapi zjarri me automatik në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona.

Po ashtu ai rezulton të jetë i përfshirë në një tentative vrasje ndaj një avokati.

Bako prej pak ditësh kishte mbërritur në burgun e Koridalos, teksa më parë kishte qenë në burgun e Hanias në Kretë, pasi së shpejti niste gjyqi për tentativë vrasje ndaj avokatit. Mendohet se vrasja e tij ka qenë e planifikuar. /a.y/noa.al

Lexoni dhe: Masakra me 15 të plagosur në Athinë, arrestohet Albert Bako

Albert Bako, ja profili në Facebook i atentatorit të Greqisë