Transmetuar më 14-01-2019, 07:45

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, reagon lidhur me protestën e studentëve të cilët prej disa ditësh janë ngujuar në fakultetet e tyre.

“Me studentët! Një klasë nuk mund të bllokojë një fakultet; disa klasa në disa fakultete nuk mund të bllokojnë një Universitet; 5 universitete nuk mund tu djegin vitin 60-70 mijë studentëve!”, shkruan Braçe.

Ai shton se një klasë përballë 70 mijëve është e padrejtë, e pandershme, e dhunshme dhe partiake

Sakaq ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se duke nisur nga dita e hënë, pranë universiteteve do të ketë përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe Financave.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit. Me studentët”, tha Rama. /a.y/noa.al