SELANIK, NOA.al – Vajzat shkonin në shkollë që të mësonin dhe në disa orë të ditës edhe në bibliotekë, për të mësuar edhe më tej në kuadrin e programit mësimor.
Por teksa klasa ishte mësim normal, për disa prej tyre, mësimi në bibliotekë ishte kthyer në makth.
Mësuesi i tyre, abuzoi seksualisht dhe tani, në një proces gjyqësor ndaj tij, mori dënimin e merituar, raporton noa.al duke cituar vendimin që mori gjykata.
NOA raporton se gjykata në Selanik të Greqisë, vendosi para kësaj fundjave që të dënojë me 48 vjet burgim, 54-vjeçarin, mësues i shkollës fillore në jug të qytetit Selanik, i akuzuar për abuzim seksual me disa vajza në nëntor 2015.
Mësuesi u gjet fajtor për ngacmimin seksual të dhjetë vajzave në moshë të mitur.
Pasi mori vendimin për të kaluar afro gjysmë shekulli, ose praktikisht burgim të përjetshëm, mësuesi 54-vjeçar, tha: “Jam fajtor, jeni duke bërë një gabim”.
Në mbrojtjen që bëri para marrjes së dënimit, i pandehuri tha se të gjitha akuzat ishin fryt i fantazisë së nxënëseve të tij. /noa.al/