Transmetuar më 12-12-2018, 11:39

Pas mesazhit të parë të ditës së sotme, ku ju kërkonte studentëve që të uleshin dhe të diskutonin lidhur me kërkesat e tyre, Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një tjetër mesazh protestuesve.

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-) po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Domethënë s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë? Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”, shkruan Rama.

Nga ana e tyre studentët mohojnë dialogun dhe negociatat, duke thënë se mjafton të plotësohen tetë kërkesat e tyre dhe zgjidhja është gjetur.

Më herët duke iu drejtuar studentëve, Rama tha, “Gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë”. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, Rama: Gjithçka na duhet, është të ulemi! S’kam asnjë kusht