Transmetuar më 19-11-2018, 22:09

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel.

Ngjela ka thënë se ky emërim nuk është kopetencë e Presidentit, ndërsa theksoi se kompetencat për këtë çështje i takojnë Parlamentit.

“Problemi është këtu. Ai nuk i ka kompetencat. Kur themi kompetencë formale, nuk e emëron ai.

Ç’ punë ka ai? E ka Parlamenti që shkon në votim.

Statusi i ushtarakut? Duhet ta ndajmë pretekstin nga shkaku. Shkaku është personal. Nuk e dimë arsyen.

Presidenti shkeli Kushtetutën, pastaj nxori problemin që është gjeneral. Ky ishte një pretekst”, deklaroi Ngjela.