Transmetuar më 19-11-2018, 20:12

Aktorja e re në moshë, Joey King është tronditur nga një burrë që e kishte pranë në një udhëtim me avion.

Ajo ka rruajtur kokën për një film të ri ku do të marrë pjesë, por tek sytë e njerëzve është gjykuar ndryshe.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo zbuloi një ngjarjen që i ndodhi me një burrë, i cili mendonte se 19-vjeçarja është me kancer.

“Hej njerëz jam në avion dhe para meje kam një burrë që më bëri foto duke menduar se nuk do e shikoja dhe i shkruajti gruas së tij duke i thënë që ka pranë një vajzë që është e sëmurë me kancer.

Gjithashtu i tha që ka frikë se mos i ngjitet. Keni njohur njeri më injorant?! E lexova mesazhin nga pas kurrizit. Po bën shaka me siguri”, shkroi aktorja.

Nuk munguan komentet e fansave, të cilët kanë reaguar negativisht ndaj burrit.