Transmetuar më 19-11-2018, 17:19

Një panda e madhe në Kopshtin Zoologjik Kombëtar të Smithsonian në Uashington është regjistruar duke shijuar reshjet e para të borës.

Kopshti Zoologjik e postoi videon e pandës Bei Bei të enjten, e cila shihet duke u rrokullisur dhe ngjitur në pemë.

Panda e madhe tre-vjeçare Bei Bei luan mjaft e lumtur në flokët e dëborës. Pandat gjigante janë më aktive në mot të ftohtë dhe gëzojnë duke u rrokullisur në dëborë.

Për të kuptuar më shumë rreth sjelljes së Pandas në dëborën e bardhë, mjafton ti hidhni një sy videos së postuar më poshtë e cila me siguri do ju mbushë me pozitivitet./b.l/noa.al/