Transmetuar më 19-11-2018, 14:23

Një fëmijë vetëm 11 vjeç i ka dhënë fund jetës tragjikisht javën e kaluar, pasi mësuesi e ndëshkoi në shkollë, për shkak se përdori celularin në klasë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Bellevue, në komunën franceze të Beausoleil.

“Pasi doli nga shkolla, i mituri bashkë me dy shokët e tij po i drejtohej stacionit të autobusit për tu kthyer në shtëpi, kur iu tha dy shokëve të tij synimet për tu vetëvrarë”, deklaroi prokurori Jean-Michel Prêtre.

Prokurori shton më tej se vendimi drastik i të miturit, erdhi pasi mësuesi e kishte ndëshkuar pse kishte përdorur celularin në klasë, shkruan noa.al.

Shokët lajmëruan prindërit e të miturit, por në momentin që ata kthyen kokën, ishte shumë vonë.

Trupi i pajetë i të miturit, u gjet në ujërat e lumit disa metra poshtë urës ku u hodh. /a.y/noa.al