Transmetuar më 19-11-2018, 08:30

Një shqiptar i moshës 27-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Maltës, i akuzuar se ka grabitur 500 mijë euro argjendari, në një argjendari në Maltë në 5 tetor të vitit 2017.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Bektash Muka, i cili bashkë me 22-vjeçarin Daniel Muka, akuzohen se kanë grabitur dyqanin e bizhuterive “Diamonds International”, në Tigne të Maltës.

Ai u kap nga policia e Maltës, teksa po shkonte në aeroport fundjavën e lënë pas.

Gjatë kontrollit nga policia, Bektash Mukës iu gjet një pistoletë dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Nga ana e policisë po punohet për të zbuluar se pse Muka po tentonte të hynte i armatosur në aeroport.

Kujtojmë se pak kohë pas grabitjes së vitit të kaluar u arrestua bashkëpunëtori i tij Daniel Muka, i cili akuzohet se gjatë grabitjes plagosi edhe dy efektivë policie. /a.y/noa.al