Transmetuar më 19-11-2018, 07:58

Ato prezantojnë që të dyja emisione pasditesh, në të njëjtën orë dhe me formate deri diku të ngjashme.

Por Bieta Sulo, moderatorja e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, e ka të qartë mendimin e saj për Rudina Magjistarin e Klanit.

Kështu e ftuar në ‘Thumb’, ajo tregoi se si iu besua emisioni, duke thënë se ishte drejtuesi i televizionit Ben Blushi, ai që i propozoi.

Por ajo tha se kërkesa e vetme që kishte sihte që të kishte një ide të saj për pasditen dhe një markë që të mbante emrin e Bieta Sulos.

“Normalisht është emision i ri, orar i ri. Nuk pati hezitim për ta pranuar. Për sa i përket konkurrencës, duke qenë se jam përballë Rudinës gjithmonë u them njerëzve se ‘Ajo nuk e ka ngrënë bukën kot’ gjithë këto vite. Shumë autorë, shumë moderatore në emisionet e pasditeve janë ndërruar dhe kjo krijon paqëndrueshmëri tek publiku. Ndaj them se ajo nuk e ka ngrënë bukën kot por edhe nga televizioni ka qenë hapësira e lënë bosh”, u shpreh Bieta. /a.y/noa.al