Transmetuar më 18-11-2018, 22:07

Plot 90 milion dollarë është shitur në ankand një pikturë e artistit të famshëm, David Hockney.

Ajo u ble në ankandin Christie’s në New York, e duke vendosur kështu çmimin rekord të një pikture të shitur, dhe që autori është ende gjallë.

Shitja e pikturës eklipsoi në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të mbajtur nga artisti amerikan, Jeff Koons.

Piktura e tij Balloon Dog (Orange) u shit për 58 milion dollarë në vitin 2013.

Christie nuk e zbuloi identitetin blerësit të suksesshëm.

Vepra e Hockney u pikturua në vitin 1972 dhe është një nga më të njohurat e tij. /k.k/noa.al/