Transmetuar më 18-11-2018, 20:32

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura për publikun ndërkombëtar, e sidomos atij amerikan.

Është Mel B, që për herë të parë pranuar se ka konsumuar gjashtë viza kokainë vetëm për shkak të marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Stephen Belafonte.

43-vjecaja bëri këtë veprim që t’i mbijetonte veprimeve të tij abuzuese. Përveç kësaj, ajo piu edhe 200 pilula që të vdiste.

Gjithçka ka ndodhur në periudhën kur ishte e angazhuar si juriste në “X Factor”. Detajet i ka zbuluar në librin e saj autobiografik "Brutally Honest".

“Isha një person i pikëlluar dhe patetik. Isha jashtë kontrolli. Ditën merrja pesë-gjashtë viza, para dhe pas punës”, ka thënë ajo. /k.k/noa.al/