Transmetuar më 17-11-2018, 12:10

Dy vëllezër dhe një shoku i tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga duke rënë në humnerë.

Të plagosur mbetën dy vëllezërit Merolli që shikoni në fotografi, të cilët pësuan dëmtime serioze nga aksidenti i rëndë i ndodhi pa zbardhur ende e shtuna në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash.

Konkretisht fugoni i mallrave me targa AA 369 UF, me drejtues Markel Merollin, 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, doli nga rruga dhe përfundoi rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merolli, 22 vjeç vëllai i tij, dhe shoku i tyre Kristo Çika, 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë.

Tre të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, por më kritike situata paraqitet për Endri Merollin.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të përgjumjes ose prej lagështisë në rrugë.

Ndërkohë nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Furgoni përfundoi në humnerë, kush janë 3 të plagosurit në Librazhd

Bie furgoni në humnerë në Librazhd, 3 persona në gjendje të rëndë