Transmetuar më 17-11-2018, 09:45

CIA, ka dalë në përfundimin lidhur me urdhëruesin për vrasjen e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi.

Sipas CIA, urdhri për vrasjen e tij është dhënë nga princi trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, duke kundërshtuar konkluzionet e qeverisë së Riad, sipas të cilës Bin Salman, nuk është i përfshirë në vrasje.

Është kjo ajo që shkruan ‘Washington Post’, duke cituar burime që e njohin dosjen.

Konkluzioni i agjencisë amerikane të inteligjencës, e lidhin princin Bin Salman me krimin dhe përfshin edhe sforcimet e administratës së Donald Trump, për të shpëtuar lidhjet me aleatin e ngushtë në Lindjen e Mesme.

Në arritjen e këtyre përfundimeve CIA ka analizuar disa burime inteligjence, përfshirë edhe një telefonatë që vëllai i princit, Khalid bin Salman, ambasador i Riadit në SHBA pati me Khashoggi, duke i thënë se duhet të shkonte në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumentet e tij, ku e siguronte se nuk do të kishte asnjë rrezik.

Megjithatë thuhet se nuk është e qartë nëse Khalid e dinte se Khashoggi do të vritej, por rezulton se ai e bëri telefonatën me urdhrin e të vëllait. /a.y/noa.al