Transmetuar më 16-11-2018, 16:00

Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në qytetin e Elbasanit pasditen e kësaj të premte.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 55-vjeç .

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari” , Elbasan, ku E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”  me targa EL 1631 B, ka aksidentuar  me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/