Transmetuar më 16-11-2018, 12:10
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, të kapur me lëndë narkotike dhe përforcues grushti.

Të dyshuarit janë Leonard Tusha 32 vjeç dhe Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës, të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte,

Policia gjatë kontrollit në mjetin e Leonard Tushës gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të bërë ndaj Darison Llukaj, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al