Transmetuar më 16-11-2018, 09:09

Ka ngjallur reagime të ashpra vendimi i dhënë më 6 nëntor, nga gjykata e Cork në Irlandë, ku një 27-vjeçar i akuzuar për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare, u la i lirë.

Kjo pasi sipas gjyqtarit për të mitur, ajo vishte të brendshme shumë seksi dhe justifikonin në një farë mënyre raportin jokonsensual mes tyre.

Ky vendim ngjalli reagime të ashpra në Irlandë, ku me mijëra femra zbritën në rrugë për të protestuar me thirrjet, “Ky nuk është konsensus”.

Avokati i të riut tha në gjykatë, se vajza vishte tanga dhe në pjesën e përparme me tyl, duke lënë të kuptohet se e mitura e kishte provokuar 27-vjeçarin.

Ndërkohë hashtagu #ThisIsNotConsent po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku vajza dhe gra tregojnë të brendshmet e tyre në shenjë proteste.

Çështja mbërriti deri në parlament, ku socialistja Ruth Coppinger duke nxjerrë një palë tanga deklaroi, “Mund të ngjallë siklet nxjerrja e një palë mbathjeve në parlament, por mendoni se si është për një viktimë ti shohë në gjykatë”.

Një reformë në sistemin e drejtësisë u kërkua edhe nga qendra kundër dhunës në Dublin, me synim mbrojtjen e viktimave të abuzimit. /a.y/noa.al