Transmetuar më 15-11-2018, 21:03

Një lajm i hidhur ka tronditur fansat e muzikës "Country".

Këngëtari i njohur Roy Clark, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai dha shpirt në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mjekëve, Clark vuante nga pneumonia dhe ishte pikërisht kjo sëmundje shkaku kryesor për vdekjes së tij në moshën 85-vjeçare.

Roy Clark njihej si muzikant profesionist i mirëfilltë, pasi ai luante në disa instrumente si: kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë.

Fansat e tij kanë shprehur pikëllim për humbjen e këngëtarit./a.k/noa.al/