Transmetuar më 15-11-2018, 20:07

Përvojën 10 vjeçare që pati në një bodrum, ku qëndroi për 10 vite, një grua e ka nërë publike.

Ajo quhet Tamara Breeden, me aftësi të veçanta, u mbajt e burgosur në kushte të çnjerzore në atë që u bë e njohur si “Shtëpia e Horroreve e Filadelfisë”.

Gruaja që e mbajti të mbyllur është dënuar me burgim të përjetshëm. Linda Ann Ëeston, u dënua bashkë me tre persona të tjera.

Weston dhe tre bashkëpunëtorë u akuzuan për vjedhjen e identiteteve të njerëzve me aftësi të kufizuara mendore dhe përdorimin e përfitimeve të tyre të sigurimeve shoqërore.

"Ajo më goditi me një shkop metalik. M’u desh ta mbroja fytyrën, që të mos më gjuante", tha Tamara.

Ndërsa rrëfen tmerrin e përjetuar ajo thotë se vazhdoi t’i lutej Zotit që të mund të kthehej  në shtëpi tek familja.

Breeden, e cila ka aftësitë mendore të një 10 vjeçareje, iu bashkua të rriturve të tjerë me probleme mendore dhe aftësi të kufizura që u vodhën nga Weston. /k.k/noa.al/