Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili është shpallur në kërkim në vendin e tij, ka kërkuar azil në Hungari, ku dhe ndodhet aktualisht.
Por mediat serbe shkruajnë se nëpërmjet një pasaporte false, ai ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit në Tiranë, për në Budapest.
Më tej thuhet se ai ka udhëtuar në avion duke mbajtur gjithë kohës syze dielli dhe kapele në kokë, të cilat nuk i ka hequr as gjatë fluturimit.
Nuk dihet ende vërtetësia e këtyre zërave, teksa autoritetet po punojnë për të zbuluar më shumë.
Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim të Gruevskit, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata Themelore e Shkupit.
Ish-kreu i qeverisë së Maqedonisë me vendim gjykate duhet të ishte në burg.
Kjo pasi akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare, me vlerë prej 600 mijë euro. /a.y/noa.al
Në kërkim nga policia, ish-kryeministri Gruevski kërkon azil në Hungari