Transmetuar më 15-11-2018, 09:24

Pas të shumëkërkuarve në qarkun e Vlorës, Policia e Shtetit ka nxjerrë skedat e 15 personave më të kërkuar në qarkun e Fierit.

Bëhet fjalë për persona me rrezikshmëri të lartë të dënuar për vrasje, vjedhje me pasojë vdekjen dhe rrëmbim personi.

“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në deklaratë.

Të dënuarit e shumëkërkuar janë Engjëll Brahimi, Flamur Ndino, Hasan Liçaj, Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Viktor Pelivani, Flamur Ndino, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj, Afrim Barjamaj dhe Floresha Ndino. /a.y/noa.al

Nën akuzë për vrasje, këta janë 8 personat më të kërkuar në Vlorë