Transmetuar më 15-11-2018, 08:26

Dy fotografi të ëmbla, ku ai shihet me më të shtrenjtët e tij, bashkëshorten Camilla, dy djemtë me nuset dhe me nipërit dhe mbesën.

Për herë të parë princi Charles i Anglisë, shfaqet me gjithë dinastinë e plotë, i lumtur dhe i buzëqeshur, me rastin e ditëlindjes së tij të 70-të, të festuar më 14 nëntor.

Një fotografi e publikuar nga pallati mbretëror në rrjetet sociale ku duka i Cornovaglia, rrethohet nga ata që i do zemra.

Bashkë me ta janë fëmijët e të birit William, nipi George, mbesa Charlotte dhe më i vogli Louis.

Ndërkohë në barkun e nuses së Harryt, Meghan Markle, ndodhet një tjetër fëmijë, i cili pritet të vijë në jetë në pranverë.

Ndërkohë pas shpatullave të tij janë dy djemtë William dhe Harry, bashkë me bashkëshortet respektive Kate Middleton dhe Meghan Markle. /a.y/noa.al