Transmetuar më 13-11-2018, 18:43

Një shtetas rumun bleu përmes internetit një dollap të vjetër, por pa e ditur se aty do të gjente edhe para.

Ai ka gjetur 95 mijë euro (107 mijë dollarë) brenda një dollapi të dorës së dytë të cilin e kishte blerë përmes rrjetit.

Adela Stanica i tha Associated Press të martën se bashkëshorti i saj, punëtor ndërtimi, kishte blerë dollapin në një faqe online popullore.

Disa ditë më vonë, ndërsa ajo po gatuante bashkëshorti i saj, Samuel, kishte shkuar duke bërtitur: Hajde shiko çfarë gjeta! Bëhej fjalë për një kuti metalike brenda së cilës ishin vendosur monedha 500 euroshe.

Pasi kishin numëruar eurot zbuluan se aty ndodheshin 97 mijë euro.

“Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim që duhej ti kthenin ato para mbrapsht” tha nëna e katër fëmijëve në një lidhje telefonike për Associated Press. /k.k/noa.al/