Transmetuar më 13-11-2018, 09:28

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të martë me një përshëndetje nga Franca, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Për të uruar ditë të mbarë, ai ka publikuar një fotografi me tenorin Saimir Pirgu.

“Nga Franca, ju uroj një ditë të mbarë, së bashku me Saimir Pirgun, tenorin e madh, “zërin e magjishëm shqiptar” në skenat e operave më të mëdha botërore, disa ditë përpara premierës së Operas “La Traviata” në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit”, shkruan Meta.

Presidenti ndodhet në Francë në kuadër të përkujtimit festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo pasi u mbajt një ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit. /a.y/noa.al