Transmetuar më 12-11-2018, 09:58

Një sëmundje e papritur, tumor në fazën e fundit, nuk i la rrugë shpëtimi dhe kështu, 40-vjeçarja Shirley Hellyar, një aktore e njohur skoceze, në role të vogla gjeti vdekjen.

Gruaja ndërroi jetë pasi arriti që të mbledhë 7 mijë sterlina në ‘Go Found Me’, për të ndihmuar prindërit që të mbulonin shpenzimet e funeralit të saj.

Gjithçka nisi kur mjekët i thanë se i mbeteshin vetëm pak javë jetë. Ndërkohë muajin e kaluar ishte me pushime në Newcastle, Angli, për të festuar ditëlindjen e saj të 40-të.

Nuk u ndje mirë dhe e shtyu kthimin, ku gjatë një vizite, zbuloi se ishte e sëmurë me kancer.

Gruaja e cila duhet të asistonte në daljen e produktit të fundit televiziv, ju kërkoi miqve dhe fansave të saj që ta ndihmonin ekonomikisht.

“Prindërit e mi e kanë humbur një djalë, nuk dua që të paguajnë një funeral tjetër”, tha Shirley kur nisi fushatën për mbledhjen e fondeve.

Gruaja donte që të bashkohej sa më parë me familjen që të ishte pranë, pasi për shkak të gjendjes së rëndë, nuk mund të lëvizte, shkruan noa.al.

“Erdha nga Skocia dhe më informuan se nuk mund të udhëtoj, kështu që deri sa të vdes do e kalojë gjithë kohën në Newcastle”, shkroi ajo në faqen ‘Go Fund Me’.

Shirley u nda nga jeta më 7 nëntor, duke iu siguruar prindërve, shumën e nevojshme për funeralin e saj. /a.y/noa.al