Transmetuar më 12-11-2018, 08:50

Zbulon disa fotografi të vjetra në telefonin e të dashurit dhe hakmerret. Por për fat të keq, hakmarrja goditi atë që kishte më pak lidhje në këtë histori, ish-të dashurën e djalit.

Në fotografi shfaqej ish e dashura e djalit dhe Rachel Dale, 28 vjeçe, sipërmarrëse në botën e modës në Manchester, Angli, vendosi që ti publikojë në rrjetet sociale.

Një veprim që tronditi shumë Dale, aq sa tentoi vetëvrasjen.

Por ndonëse fotografitë qëndruan të publikuara për vetëm 8 minuta, mjaftuan për tu përhapur në chate dhe forume, ku vajza tallej dhe vihej në lojë.

Poshtërimi ishte aq i madh sa që vajza mendoi vetëvrasjen dhe për këtë arsye, sipërmarrësja angleze u akuzua për shtyrje drejt vetëvrasjes.

Gjatë seancës gjyqësore të kësaj të enjteje, Rachel Dale, pranoi se nuk kishte asnjë synim që të shtynte drejt vetëvrasjes ish-të dashurën e parterit, por se e bëri gjithçka nga xhelozia, pasi i gjeti fotografitë në telefonin e të dashurit, shkruan noa.al.

Ish- e dashura u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por mjekët arritën që ta shpëtonin, duke e trajtuar më tej me psikolog dhe gjithçka për shkak të veprimit të Dale.

Në vendimin e dhënë, Dale u dënua me 12 javë burg dhe një vit punë të detyruar si dhe një gjobë prej 200 sterlinash. /a.y/noa.al