Rreth 60 kg lëndë narkotike janë sekuestruar sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni.
Sipas mediave në Maqedoni, sasia e bllokuar është e llojit marijuanë.
Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Siç raporton Alsat, mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.
Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve.
I panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.