Transmetuar më 11-11-2018, 21:54

Ajo u bë milionere pasi fitoi llotarinë në Britani por mashkulli i saj i ardhshëm mund të jetë gjithashtu fitues i një "llotarie" vendosur nga ajo.

Fituesja më e re e lotarisë “EuroMillions”, në Britaninë e Madhe, Jane Park, është e gatshme të paguajë një mashkull rreth 80 000 euro në vit, vetëm që ai të jetë i dashuri i saj.

Park pushtoi titujt e tabloideve në mbarë botën pasi fitoi 1 milion paundë (rreth 1,3 milionë euro) në moshën 17-vjeçare.

Që nga ajo kohë, ajo ka bërë shpenzime ekstravagante të kësaj pasurie.

Pasi është ndarë nga i dashuri i saj i fundit, ajo ka nisur procesin e intervistimit për një të dashur të ri.

Kush do të jetë fatlumi i saj?! Do e mësojmë në të ardhmen./a.k/noa.al/