Transmetuar më 11-11-2018, 19:48

Ditën e nesërme disa prej lagjeve të Tiranës, nuk do të kenë energji elektrike, për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin e ‘Uzinës Traktori’.

OSHEE njofton se prej orës 9:00 deri në orën 13:00 do të mbesin pa energji elektrike Kodra e Priftit dhe Shkoza pjesërisht.

"Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nstacion nga ora 09:00-13:00.

Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht", shkruan OSHEE në njoftimin e dhënë./a.k/noa.al/