Transmetuar më 11-11-2018, 14:41

Depresioni sezonal është një problem që prek shumë persona dhe që karakterizohet me luhatje të humorit si dhe paqëndrueshmëri psikologjike.

Por në rastet kur depresioni është i pranishëm në dimër, studiuesit kanë zbuluar shkakun.

Bëhet fjalë për një studim amerikan, ku studiuesit kanë zbuluar se shkak për depresionin sezonal atë të dimrit, është një gen i quajtur “ZBTB20”.

Pasi mbajtën nën monitorim 1380 persona me çrregullime psikologjike dhe depresive në dimër, u konstatua rëndësia e tij për përshtatjen me ditët dimërore, të cilat janë tejet të shkurtra.

Mendohet se ky gen e ka të vështirë që të përshtatet me ndryshimin e sezonit, zvogëlimin e ditës dhe ardhjen e të ftohtit.

Kjo bën që në një pjesë të mirë të rasteve të shkaktohet depresion, i cili njihet ndryshe si depresion sezonal.

Po ashtu u konstatua se ky lloj depresioni mund të ketë lidhje trashëgimie, ku personat me të afërm dhe paraardhës me probleme çrregullimesh psikologjike, janë më të rrezikuar që të preken.

Kështu në përfundim të studimit u konstatua se luhatja psikologjike gjatë dimrit varionte nga 1.5% e popullsisë deri në 10%.

Jo më kot është konstatuar se personat që punojnë natën apo në vende pa ndriçim, janë më të prekur nga depresioni sezonal. /a.y/noa.al