Transmetuar më 11-11-2018, 09:40

Shkon në 25 numri i të vdekurve dhe 110 numri i të zhdukurve, si pasojë se zjarreve që kanë përfshirë ditëve të fundit Kaliforninë.

Prej tyre 14 trupa janë rikuperuar, ndërsa 10 janë zbuluar në zonën e Paradise, qytezën në veri të Sacramento, e cili thuajse është shkatërruar nga zjarri.

Bëhet fjalë për një qytezë me 27 mijë banorë, e cila është shkrumbuar e gjitha.

Ndërkohë katër kufoma janë gjetur të karbonizuara në makina.

Sakaq numri i të evakuuarve po shkon mbi 100 mijë persona. /a.y/noa.al