Transmetuar më 10-11-2018, 13:39

Menaxherja e kampionit të botës, Michael Schumacher, Sabine Kehm, gjithmonë e ka mbajtur sekrete gjendjen shëndetësore të "klientit" të saj, duke mos folur në publik për të pasi e cilëson si një çështje jashtë interesit publik.

Por, kohët e fundit Kehm ka thyer heshtjen për të dhënë një deklaratë të rrallë pasi zbuloi një detaj për të përkujtuar karrierën e Schumacher në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

Në emër të familjes Schumacher, Kehm tha:

Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting.

Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael,për me tepër është një poster shumë i bukur.

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e legjendës gjermane është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.