Transmetuar më 07-11-2018, 14:30

Bëri një masazh pas një kontraksioni dhe gjeti vdekjen. Është kjo ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Pattaya, të Tajlandës, vend i njohur për masazhet e tij.

Por një djalë i ri i cili po shëtiste me miqtë e tij, pa një qendër masazhesh dhe duke pasur një kontraksion në këmbë, vendosi që të shijonte disa momente relaksi, mirëpo gjërat nuk shkuan siç mendoi.

Burri siç raportojnë mediat vendase, gjeti vdekjen në shtratin ku po i bëhej masazhi, vetëm 10 minuta pas nisjes së terapisë.

Menjëherë masazhatori tentoi që ta përmendë, por gjendja e tij ishte kritike, sa që në momentin kur mbërriti ambulanca, u deklarua vdekja.

Vëllai i viktimës, tha se i riu ishte dëmtuar në kavilje, duke lozur futboll dhe kishte dhimbje.

Vdekja mendohet të jetë shkaktuar nga një embolizëm në mushkëri, për shkak të bllokimit të një ose më shumë arterieve, por nuk përjashtohet mundësia që vdekja të jetë shkaktuar nga masazhi, shkruan noa.al.

Ekspertët vendas thonë se vetëm personat që janë me temperaturë, kanë fraktura dhe vuajnë nga diabeti, nuk mund t’iu nënshtrohen këtyre masazheve. /a.y/noa.al