Transmetuar më 07-11-2018, 13:59

Gracie Lou Phillips, 82 vjeçe, votoi për herë të parë në jetën e saj të dielën e kaluar. E bëri me gjithë zemër, duke sfiduar sëmundjen.

Ishte e shtruar në spital, por gruaja amerikane nga Texas, bëri të pamundurën që të ishte e pranishme dhe të shprehte vullnetin e saj, për të parën herë, para se të ishte shumë vonë.

Ia doli, duke udhëtuar me makinë drejt qendrës së votimit në zgjedhjet e mesmandatit.

“Votova sot”, tha gruaja me krenari, ndërsa një ditë më vonë, të hënën, ndërroi jetë.

Krahë saj në momentin e votimit ishin edhe dy vajzat.

Kujtimi i saj më i bukur, thonë familjarët, ishin duartrokitjet që mori para qendrës së votimit.

Gruaja e moshuar u paraqit e lidhur me tubat e oksigjenit, duke thënë se ishte e lumtur që së paku një herë do votonte, shkruan noa.al.

Ajo nuk kishte votuar asnjëherë më parë duke respektuar vullnetin e të shoqit. Gjithçka pasi ai nuk donte që politika të hynte në familje.

Por më në fund Gracie, me vullnetin e saj, arriti që të votonte, e fundit gjë që bëri.

Zgjedhjet e mesmandatit mbahen në mes të secilit mandat katërvjeçar. 435 anëtarët të Kongresit kandidojnë për të ruajtur mandatet e tyre, bashkë me një të tretën e senatit, ngaqë anëtarët e senatit i kanë mandatet gjashtë-vjeçare./a.y/noa.al