Transmetuar më 06-11-2018, 13:01

Ngacmoi seksualisht një vajzë 5 vjeçe, por pretendon se ishte e mitura ajo që e provokoi.

75-vjeçari Cornelus Bezuidenhout, qytetar afrikano-jugor, i cili jeton në Melbourne të Australisë, akuzohet për pedofili, pasi ngacmoi seksualisht një vajzë të vogël.

Por ndonëse e pranon përgjegjësinë e tij, i moshuari thotë se ishte vogëlushja ajo që e kërkoi vetë.

Me justifikimin se kujdesej për vajzën, se e nxirrte në park, e çonte në shkollë dhe e ndihmonte për mëngjesin, burri akuzonte me të miturën, e cila ishte shoqe klase me mbesën e tij 5-vjeçara.

Gjithçka u zbulua nga vetë e mitura, e cila kur pa burrin që po trokiste në derë, ju kërkoi që të mos e linin të hynte.

Kur nëna dhe babai i kërkuan shpjegime, duke qenë se ata rrinin shpesh bashkë, vogëlushja tregoi se burri e prekte në pjesët intime, shkruan noa.al.

Nga ana e tij Bezuidenhout, mbrohet duke thënë se është një i krishterë i mirë.

Fillimisht ai i mohoi akuzat, por më pas ta se ishte provokuar nga vetë e mitura dhe se ai nuk kishte asnjë faj, madje ishte viktimë e lojërave të 5-vjeçares.

75-vjeçari u dënua këtë të hënë me 22 muaj burg si dhe pritet të kthehet mbrapsht, në Afrikën e Jugut. /a.y/noa.al