Transmetuar më 06-11-2018, 09:37

Kush të paktën një herë në jetë nuk i ka provuar krizat e tmerrshme, që shkakton dhimbja e dhëmbëve apo dhëmballëve.

Mund të të zënë në mes të natës, atëherë edhe kur mundësitë për të shkuar në dentist janë fare të pakta. Dhe pikërisht për raste të tilla sjellim tre mënyra natyrale se si të qetësoni dhimbjet e dhëmbëve.

Përzieni një sasi të njëjtë kripe dhe piperi dhe shtoni disa pika ujë, deri sa të krijohet një masë kremoze. Masën e përftuar vendoseni në dhëmbin ku keni dhimbje dhe do të shihni se si në pak minuta do të jeni qetësuar.

Edhe vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm për qetësimin e dhimbjeve. Hidhni në gojë një gllënjkë vaj ulliri dhe rrotulloheni rreth saj për 10-15 minuta. Për shkak të reduktimit të baktereve të dëmshme në gojë dhe largimit të infeksioneve, do të shihni se si do të jeni më të qetësuar, shkruan noa.al.

Hudhra dhe qepa, kanë veti tejet lehtësuese për qetësimin e dhimbjeve në dhëmbë. Të dyja këto produkte duke i shtypur dhe përzier me pak qepë, janë ideale për tu vendosur si pastë, në vendin ku keni shqetësime. /a.y/noa.al