Transmetuar më 31-10-2018, 22:32

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë një tjetër fitore me vlerë gjatë mbrëmjes së sotme.

Në përballjen e prapambetur kundër Genoas, Milani arriti të triumfojë me rezultatin 2-1.

Takimi u luajt gjatë mbremjes së sotme në stadiumin "San Siro".

Golat për Milanin u shënuan nga Suso 4′ dhe Romagnoli 90+1.

Ndërkaq goli i vetëm për Genoan erdhi pas një autogoli nga Romagnoli.

Pas këij takimi, Milani ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, duke kapur provizorisht zonën Champions./a.k/noa.al/