Transmetuar më 29-10-2018, 16:48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjan në Bularat, ku një 35-vjeçar grek u vra nga forcat RENEA gjatë një përplasje me armë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha dënoi aktin që vuri në rrezik forcat e rendit dhe i shpreh ngushëllime familjes së 35-vjeçarit. Ai bëri thirrje për ndalimin e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj greke në Tiranë.

Berisha shprehet se dënon disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranës, që duan të perdorin rastin për qellime politike.

“Dje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqisë ka hapur zjarr për motive ekstremiste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizoj burimin e zjarrit.

Pavarësisht aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerëzore familjes së viktimës. Duke dënuar disa reagime zyrtare tëAthinës por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike. Konsideroj të nevojshëm një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarje”, shprehet Berisha.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar ashpër kryeministri Edi Rama i cili në një postim në Tëitter, thotë se "deklarata e Sali Berishës për Bularatin është një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë".

"Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët", përfundon Rama./b.l/noa.al/